Një ngjarje tronditëse ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të dielës në Shkodër, ku vëllai Fabian Vukaj, 55 vjeç dyshohet se e ka vrarë me armë zjarri motrën e tij, Diana Vukaj, 58 vjeçe.
Në një deklaratë per mediat në lidhje me ngjarjen, shefi i Komisariatit të Policisë së Shkodrës, Paulin Çupi ka treguar se zanafilla e zbulimit të krimit te tmerrshëm ka qenë një telefonatë.
Në saje te kësoaj telefonate, efektivët e Shkodrës kanë qenë në gjendje ta zbulojnë trupin e pajetë të viktimës Diana Vukaj.
“Rreth ores 22:30 të natës së sotme, në sallën operative është marrë një telefonatë që shtetasja Diana Vukaj, banuese në lagjen “Ndoc Mazi” ka dy ditë që ka humbur kontaktet me familjarët e saj.
Në vlerësim të tëlefonatës, këmi organizuar shërbimet e policisë, verifikimin e parë në banesën e kësaj shetase, ku është gjetur e pa jetë Diana Vukaj”, ka thënë Çupi.