Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Kishte fshehur në çati listën e klientëve dhe kokainën, arrestohet 29 vjeçari shqiptar (EMRI)

Një 29 vjeçar me origjinë shqiptare ka përfunduar në prangat e policisë italiane ditën e sotme pasi akuzohet për trafik droge.

Bëht fjalë për shqiptarin Valter Hoxha, drejtonte një biznes të lulëzuar të tregtisë së drogës në shtëpinë e tij.

Karabinierët shkuan herët në mëngjes në banesën e tij. 29 vjeçari nuk e hapi derën, gjë që shtoi dyshimet. Megjithatë, sapo policia hyri në banesë, pikasën një zarf të vogël me kokainë, për të cilën shqiptari tha se e kishte për përdorim vetiak.

Kontrolli i kryer nga policia të mbështetur edhe nga qentë antidrogë u zhvillua edhe në katin e sipërm të ndërtesës dhe në ballkon. Në çatinë e këtij të fundit, i riu kishte hedhur një qese plastike që përmbante rreth 35 gram marihuanë, 21 doza kokainë dhe një shënim me emrat e klientëve dhe lëvizjet në lidhje me shitjen e dozave. Tani, ai është në burgun Caltagirone.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.