Dëshmia e një qytetare në të cilën përshkruan se si i pa vrasësit e gazetarit të njohur grek, George Karaivaz disa minuta para se ta vrisnin është tronditëse.
“Ai kishte hequr këmishën dhe kishte veshur një jelek antiplumb, unë pashë se flokët i kishte të shkurtra, unë gjithashtu pashë që ai kishte veshur pantallona ushtarake dhe më dukej e çuditshme”,- tha gruaja në dëshminë e saj.
Sipas Protothema, gruaja disa minuta para vdekjes së gazetarit të njohur vuri re vrasësit e George Karaivaz të cilët po e prisnin pranë shtëpisë së tij duke i zënë pritë për ta ekzekutuar në një plan mafioz.
Sipas dëshmisë së gruas, e cila rastësisht kaloi pranë vendit ku vrasësit e gazetarit të njohur kishin vendosur pritë, vuri re nervozizmin, por edhe pamjen e tyre, e cila iu duk e çuditshme.
Hetuesit po mbështesin mundësinë që dy skuadra të ndryshme ishin të përfshira në vrasjen në rrugë. Ekipi i parë ka të ngjarë të ketë monitoruar lëvizjet e reporterit pasi ai u largua nga kanali STAR TV, ku kishte marrë pjesë në një program, dhe më pas kanë informuar ekipin e dytë, i cili e priti atë në zonë me një motor dhe ekzekutoi krimin.
Një video CCTV duket se tregon dy persona me motor rreth shtatë minuta para sulmit. Personi që nget motorin ka në kokë helmetë të bardhe, ndërsa pasagjeri në motor, i cili sipas dëshmitarëve zbriti nga motori dhe e qëlloi reporterin teksa ai zbriti nga makina, kishte vënë kapuç të zi, syze dielli dhe maskë.
Karaivaz mori gjithsej dhjetë plumba, gjashtë në gjoks. Sipas raporteve, ai gjithashtu u qëllua dy herë në kokën, duke verifikuar dëshminë e një kalimtari se, pasi ra në tokë, ai u qëllua edhe një herë të fundit nga vrasësit para se ata të largoheshin.