Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

Kishte dyshime për koronavirus, zbardhet e vërteta për vdekjen e 74-vjeçares nga Mamurrasi (EMRI)

Mëngjesin e sotëm u raportua se një grua nga Mamurrasi kishte humbur jetën dhe se dyshohej se ishte e infektuar me koronavirus, kjo për shkak të shenjave që kishte shfaqur, ndërsa Faxweb.al mëson detaje të reja.

Ndonëse ajo është paraqitur në spital me gjendja gripale analizat kanë treguar se nuk ka qenë e infektuar ndërsa ishte nisur drejt QSUT-së për ndihmë më të specializuar ku edhe ka ndërruar jetë.

Mësohet nga burimet për Fax News se e moshuara nga Mamurrasi quhet Mevlude Shala, 74-vjeçe nënë e 2 vajzave ndërsa bashkëshorti i saj është ndarë nga jeta kohë më parë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se pak ditë më parë, konkretisht më 8 Mars ka festuar ditën e gruas në Kosovë, ndërsa e ndjera vuante nga simptoma në zemër dhe tensioni.

Trupi i të ndjerës sapo është nisur drejt Mamurrasit ku do të zhvillohet edhe ceremonia mortore dhe më pas përcjellja e saj për në banesën e fundit.

Mësohet se paraqitja e saj në QSUT Tiranë, ka shqetësuar së tepërmi personelin mjekësor të cilët i kanë shërbyer dhe po ashtu edhe ata i janë nënshtruar analizave.

Po ashtu dyshime u shfaqën edhe për të afërmit e të moshuarës, dhe pse deri tani nuk ishte zbuluar ndonjë historik që ajo të ketë kryer udhëtime jashtë vendit dhe të ketë pasur kontakte me persona të prekur.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *