Një lajm mirë është bërë i ditur nga Patosi, ku dy pacientët të prekur nga COVID-19 janë shëruar.
Patosi ka qenë një ndër qytetet e para që u prek nga COVID 19, ku rastet e para e të vetme të evidentuara, u trajtuan e sot janë shëruar.
K.A. i sapo kthyer nga Italia u diagnostikua me COVID 19, e më pas dhe nëna e tij R.A. Të dy pacientët pas trajtimeve intesive në infektiv, kanë lënë spitalin e janë kthyer në shtëpi.
Bashkia Patos në bashkëpunim me Qendrën Shëndetësore “Thoma Rrudha” janë në monitorim të familjarëve, duke asistuar në nevojat e dy ish pacientëve.
Fal masave të ndërmarra, situata në qytet është mbajtur nën kontroll !