Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Kishin punuar me 140 klientë gjatë pandemisë/ Dy parukierët rezultojnë pozitiv, por ndodhi çudia

Kishin vazhduar punën edhe gjatë periudhës së pandemisë dy parukierët në Misuri të SHBA-së nuk kanë infektuar asnjë nga 140 klientët që u kanë shërbyer. Autoritetet lokale thonë se parukierët kanë rezultuar tani pozitivë, por asnjë prej njerëzve që kishin kontakt me ta në sallon, nuk është sëmurë.

Të dy parukierët punuan në të njëjtin vend në Springfield për më shumë se një javë në mesin e majit.
Duhet theksuar se si parukierët, ashtu edhe klientët e kanë pasur gjatë gjithë kohës fytyrën të mbuluar, ndërsa salloni kishte marrë edhe masa të tjera si distancën e karrigeve nga njëra tjetra.
Përveç testeve të kryera mbi klientët, ata janë lënë edhe në një periudhe izolimi 14 ditore, por askush nuk shfaqi simptoma.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *