Policia e Beratit ka bërë arrestimin e dy shtetasve të cilët kanë qënë duke lëvizur me një sasi të lëndëve narkotike në automjetin me të cilin udhëtonin.
E.M , 21 vjeç dhe X.M, 27 vjeç janë ndaluar nga policia në vendin e quajtur “Qafa e Mullirit”, në aksin rrugor Poliçan-Berat, pasi fillimisht kanë refuzuar të ndalojnë siç ka bërë me dije Policia e Beratit.
Sipas policisë shtetasit E.M dhe X.M kanë goditur makinën e policisë me mjetin e tyre dhe janë larguar, ku ndër të tjera janë parë të hedhin nga makina një sasi të lëndës narkotike, e cila është gjetur nga policia dhe është sekuaestruar në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i Policisë
Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Arrestohen dy shtetas, shpallet në kërkim një tjetër. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: M., 21 vjeç dhe X. M., 27 vjeç, të dy banues në lagjen Uznovë, Berat, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L.
Pas informacioneve të marra nga Policia se këta shtetas posedonin lëndë narkotike në mjetin e tyre, nga ana e Policisë, në aksin rrugor Poliçan-Berat, në vendin e quajtur “Qafa e mullirit” u organizua puna për ndalimin e tyre.
Shtetasit e lartpërmendur nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, i kanë kundërshtuar ata duke goditur me mjetin e tyre mjetin e Policisë dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.
Menjëherë shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje për kapjen dhe ndalimin e tyre. Gjatë ndjekjes konstatuan se këta shtetas kanë hedhur nga mjeti i tyre një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.