AktualitetFlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

Kirurgu kosovar guxon: “Diabeti shërohet me operacion, ja fotot!” Njerëzit alarmohen: Ç’organ ke hequr more?!

Kirurgu Arbër Morina, endoskopist në Kosovë ka shpallur publikisht një risi shkencore në kirurgjinë metabolike: Shërimin e të sëmurëve me diabet të tipit 2.

Mjeku Morina shprehet “lamtumirë insulinë” dhe së këta të sëmurë shërohen tashmë përjetësisht me një operacion.

Morina ka publikuar disa fotografi të operacionit që ka kryer dhe që kanë ngjallur interesin e madh të lexuesve, po dhe frikën dhe dyshimet nëse kjo risi nuk paraqet rreziqe.

Shpresohet që kura që ai ka gjetur ndaj kësaj sëmundjeje kronike që ka në radhët e saj dhe mijëra fëmijë, të testohet e të provohet zyrtarisht nga strukturat e shëndetësisë e në këtë rast do të ishte vërtet mrekulli.

Mesazhi i doktorit në Fb:

“Risi shkencore në kirurgjinë metabolike . Diabeti mellitus tip – 2 ( insulinë dhe jo insulinovartës ose sëmundja e “ sheqerit”, obeziteti morbid, trashja mbinormale tashmë shërohen përjetësisht me një teknikë minimale invazive me 99% sukses. 

Lamtumirë insulinës dhe të gjitha mjekimeve dhe komplikacioneve nga diabeti.

Jeta është një dhe shumë e bukur, jetojeni atë me sa më pak komplikacione të mundshme.

Mirëpo, guximin e tij për këtë arritje në mjekësi, e kanë parë me skepticizëm të madh dhjetëra ndjekës të tij, që të shokuar, duke parë organin që ka heur doktori me operacion e pyesin : Çfarë është ky? Çfarë ky organi që keni hequr dhe a mund të jetohet pa të?

Të tjerë akoma shkojnë më larg duke mallkuar prokurorinë që nuk vepron në Kosovë dhe nuk i heq licensën Dr. Palaços. Ja mesazhi i doktorit dhe shkrimet në vijim.

 

Një person u rrëmbye në Kamzë në mesditë, në sytë e shumë dëshmitarëve. Sot, pas 11 ditësh policia raporton se ai ka vdekur ditën e pengmarrjes, por nuk po i gjejnë trupin. Çfarë mendoni?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *