Kirurgu në spitalin e Lezhës, Qesk Gjergji që pësoi aksident në aksin Lezhë-Shkodër ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës ku u soll me urgjencë.
Aksidenti ndodhi pasditen e sotme në afërsi të fshatit Balldre, ku kirurgu po drejtonte automjetit dhe humbi kontrollin duke dalë nga rruga.
Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, nuk arriti ti mbijetonte plagëve të rënda që i shkaktoi aksidenti. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
(A.M/Faxweb.al)