Kina është futur sot në izolim total sot pasi autoritetet dhe bizneset po mbyllin destinacionet turistike dhe sistemet e transportit publik në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri vdekjeprurës që ka vrarë të paktën 26 njerëz.
Një pjesë e Murit të Madh të Kinës dhe Disneyland në Shanghai janë mbyllur ndërsa autoritetet po marrin çdo masë që të izolojnë koronavirusin e Ëuhan në mes të frikës se më shumë se 10,000 njerëz tashmë janë infektuar me virusin vrasës.
Të paktën 14 qytete me 41milion njerëz, raportohet se kanë kaluar në një formë të bllokimit në dy ditët e fundit, me ndalimin e transportit publik dhe mbylljen e rrugëve.
Dhe pamjet e postuara në internet duket se trupat po vendosen në rrugët e Wuhan, ku dhe u shfaq virusi.
Viti i Ri Kinez do të festohet nesër, që normalisht do të thotë se miliona njerëz udhëtojnë nëpër vend dhe botë për të vizituar familjen.
Por festimet e mëdha në të gjithë vendin janë anuluar, përfshirë ato në Qytetin e Pekinit dhe Hong Kongut, një destinacion kryesor turistik për panaire dhe karnavale.
Në një shenjë të mëtejshme se sa seriozisht po merret shpërthimi, McDonald’s ka urdhëruar mbylljen e degëve në pesë qytete në provincën Hubei, ku shpërthimi filloi dhe ka rezultuar më vdekjeprurës.
Zyrtarisht, koronavirusi Wuhan ka infektuar më shumë se 800 njerëz dhe vrarë 26 anembanë botës deri më tani këtë muaj, por ekspertët parashikojnë se numri i vërtetë i rasteve është në mijëra. Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetit mbrëmë vendosi të mos e deklarojë shpërthimin e një emergjence globale – megjithëse qeveritë në të gjithë botën po vihen në gatishmëri të lartë duke kontrolluar çdo pasagjer kinez në aeroporte.