Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Kina vetëofrohet për vaksinat: Jemi të gatshëm t’ju ofrojmë asistencë, mund të kontaktoni direkt me kompanitë tona

Në një periudhë ku sigurimi i vaksinave anti-Covid është bërë një çështje jetike por mjaft e vështirë, Shqipëria me sa duket ka dhënë sinjalet e para të sigurimit të vaksinave lindore.

Në një prononcim për abc ambasada kineze ka deklaruar se rruga e komunikimit midis palëve për bashkëpunuimin mbi vaksinën është e hapur.

“Kina mbeshtet me vendosmeri bashkëpunimin ndërkombëtar mbi vaksinën anti Covid-19. Kina dhe Shqipëria gëzojnë një miqësi tradicionale, rruga e komunikimit midis dy palëve për zhvillimin e bashkëpunimit mbi vaksinë është e hapur. Hyrja e vaksinës kineze në Shqipëri ka të bëjë me një sërë problemeve teknike. Në qoftë se pala shqiptare ka interes për vaksinën kineze, mund të kontaktojë direkt me kompanitë përkatëse kineze, ambasada kineze është e gatshme të japë asistencë të nevojshme. Gjithashtu jemi me kënaqësi të shohim që Shqipëria të sigurojë sasi të mjaftueshme të vaksinës nëpërmjet rrugave të ndryshme, dhe kemi dëshirë për të ofruar mbështetje të nevojshme”, ka deklaruar Ambasada Kineze.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.