Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Pas Còvidit, qeveria kineze merr masa që të ulë numrin e popullsisë

Qeveria kineze ka marrë masa për të ulur numrin e lindjeve në vendet si Uighurs dhe minoritete të tjera si pjesë e një fushate për të zvogëluar popullsinë myslimane, ndonëse inkuarojnë një pjesë të vendit Han të bëjë më shumë fëmijë.

Disa gra kanë treguar se janë detyruar që të bëjnë kontrollin e lindjes, një praktikë që është e përhapur dhe sistematike. Katër vitet e fundit në rajonin perëndimor të Xinjiang po drejtohet një fushatë nga disa ekspertë që e quajnë një formë gjenocidi demografik.

Shteti i bën rregullisht teste shtatzënie dhe i detyron të vendosin pajisje intrauterine (që pengojnë ngjizjen) dhe shumë të tjerë detyrohen të bëhen abortime, thonë të dhënat nga intervistat e marra nga mediat e huaja.

Gulnar Omirzakh, një kineze e konfirmoi këtë rregull duke thënë se qeveria e detyroi të vendoste pajisjen e intrauterines. Sipas AP, arsyeja kryesore përse njerëzit dërgohen në kampe është se kanë shumë fëmijë. Prindërit që kanë tre fëmijë ose më shumë detyrohen të largohen nga familjet e tyre nëse nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të paguar gjobat e majme.

Kujtojmë se Kina është vendi i parë ku nisi pandemia e Covid-19 dhe janë regjistruar 4,634 víktima deri më sot.(A.M/Faxweb.al)

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *