Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

Akuzohet për përhapjen e pandemisë, Kina nuk “ndihet” gati për hetime: Prioriteti kryesor për momentin është…

Pandemia globale e shkaktuar nga Covid-19 ka hapur një debat të madh mes shteteve.

Kina po përballet me akuza për përhapjen e koronavirusit në botë duke dyshuar se mund të ketë ndikim në të.

SHBA ka shkaur edhe më tej duke e akuzuar drejtëpërdrejtë vendin aziatik dhe duke paralajmëruar hetime ndaj saj.

Por ndërkohë Ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara në Gjenevë ka hedhur poshtë kërkesat ndërkombëtare për të lejuar ekspertë të huaj në vend që të hetojnë origjinën e pandemisë së koronavirusit COVID-19, duke sugjeruar se një veprim i tillë nuk është i përshtatshëm derisa të jetë mposhtur virusi. Ambasadori Chen Xu tha të mërkurën se Pekini nuk do të përcaktojë përparësitë e ndonjë misioni të huaj të ekspertëve për të hetuar shpërthimin e koronavirusit ndërsa pandemia vazhdon.

“Prioriteti kryesor, për momentin, është që të përqendrohemi në luftën kundër pandemisë derisa të arrijmë fitoren përfundimtare,” u tha Chen gazetarëve .“Ne kemi nevojë për përqendrimin e duhur dhe shpërndarjen e burimeve tona”.

“Nuk është se ne jemi kundër ndaj çdo lloj hetimi, pyetje apo vlerësimi,” tha Chen, i cili theksoi se mund të ndihmojë në përgatitjen e komunitetit ndërkombëtar për pandemitë e ardhshme. “Ne duhet të garojmë me kohën për të shpëtuar jetë sa më shumë që të mundemi,” shpjegoi ai.

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *