Rrjeti i mediave sociale në Kinë ‘shpërtheu’ në gëzim, pas ngjarjeve të rënda në SHBA, ku mbështetësit e Presidentit Donald Trump hynë në Kongres.
Ata e kanë krahasuar kaosin me protestat anti-qeveritare në Hong Kong në vitin 2019. Mëngjesin e sotëm, tabloidi i mediave shtetërore, Global Times, postoi në Twitter foto të protestuesve në Hong Kong dhe atyre në SHBA, një ditë më parë.
“Pelos dikur i referohej trazirave të Hong Kongut si ‘një pamje e bukur për t’u parë’. Mbetet ende për t’u parë nëse do të thotë të njëjtën gjë për zhvillimet e fundit në Capitol Hill”, thuhej në postim, duke iu referuar Kryetares së Dhomës, Nancy Pelosi.
Lidhja e Rinisë Komuniste të Kinës gjithashtu i përshkroi trazirat si një “pamje e bukur” në platformën Weibo si Twitter. Mediat shtetërore ruse RT nënkuptuan në reagimin e tyre se SHBA po merrte atë “që meriton” si rezultat i politikës së saj të jashtme.
“A e kuptoni tani se çfarë keni bërë? SHBA po merr llojin e ‘demokracisë’ që ajo mbështeti jashtë shtetit”, thuhej në reagim.