Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, ditën e djeshme ka filluar turin e saj të falenderimeve në Shqipëri, ku dhe është rikthyer në Tropojë, për një vizitë me qytetarët.
Kim përveçse shijoi kafen në një nga lokalet e qytetit zhvilloi takime edhe me qytetarët, të cilët nuk nguronin ti afroheshin dhe ta takonin ambasadoren.
Gjatë fjalës së saj Kim tha se Tropoja është një nga vendet e saj më të pëlqyera dhe duke qenë se vjen na malësitë kur viziton Tropojën apo veriun e Shqipërisë i duket sikur është me familjen e saj.
“Kam ardhur ne Tropojë sepse është një nga vendet e mia me të pëlqyera ne Shqipëri. E kam përmendur shpesh që familja e babait tim vjen nga malësitë dhe kur vi në Tropojë apo në veri të Shqipërisë me duket sikur jam me familjen time. Pas 3 vite e gjysme në Shqipëri ka ardhur koha të them mirupafshim. Kam ardhur në Tropoje në Bajram Curr për të shprehur respektin tim për të thënë faleminderit,” tha ambasadorja amerikane Yuri Kim.