Kim Kardashian, së bashku me Kanye West dhe vajzën e saj North vizituan presidentin e Ugandës, Yoweri K Museveni.
“PEOPLE”, shkruan se në takimin në fjalë, Kanye i dhuroi Presidentit një palë atlete “Yeezy” të firmosura nga të dy ata.
Pas kësaj, edhe Presidenti i Ugandës kishte përgatitur një dhuratë për dy mysafirët e tij.
Të njëjtat burime thonë se ajo që kishte përgatitur Presidenti, ishin emrat e “rinj” për Kim Kardashian dhe Kanye West, duke i “pagëzuar” kështu me dy emra të rinjë domethënës në Ugandë. Për Kim, Presidenti kishte zgjedhur emrin “Kemigisha”, që ka kuptimin “ajo me bekimet e Zotit”, ndëra për Kanye emrin “Kanyesigye” që do të thoshte “unë besoj”.
Por veç kësaj, Presidenti ndonëse i ka pritur në takim, nuk ka qenë i përgatitur dhe ska pasur informacionet e mjaftueshme për punën që bënin të ftuarit. Pasi Kim i ka thënë se i duhej të largohej shpejt se duhej të rikthehej në punë, presidenti Museveni e ka pyetur, se çfarë pune bën. Kim i ka shpjeguar pas kësaj se ka një serial televizim me motrat e saj.
(Faxweb.al)