Kanye West dhe Kim Kardashian kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave përgjatë ditëve të fundit. Që pas deklarateve tro.nditëse të reperit në Twitter, në media është përfolur se dyshja janë drejt ndarjes.
Megjithatë, e vërteta është komplet tjetër. Kim dhe Kanye kanë mundur ta shpëtojnë marrëdhënien e tyre dhe po i kushtojnë kohë njëri-tjetrit dhe familjes.
Vetëm së fundmi ato kanë udhëtuar për në Republikën Domenikane, ku do të kalojnë disa ditë pushimi me fëmijët. Kim ka ndarë me ndjekësit disa foto ku shihet shumë e relaksuar, ndërsa Kanye tepër i lumtur me vajzën e tij.