Prej kohësh në media është përfolur për një lidhje dashurie mes këngëtarit Butrint Imeri dhe moderatores Kiara Tito.Ata janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, mirëpo asnjëherë nuk e pranuan se kishin një romancë bashkë.
Madje, Kiara e përforcoi faktin që s’ka pasur kurrë diçka me Butrintin teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory. “Ke qenë ndonjëherë e lidhur me ndonjë të famshëm?”- ishte pyetja e një ndjekësi, të cilit Kiara iu përgjigj thjesht me “Jo”.
Mirëpo, postimet e tyre të fundit në rrjete sociale na i ngritën sërish disa pikëpyetje. Kiara dhe Butrini ndodhen në Dhërmi, madje fiks në të njëjtin vend.
Në të njëjtën kohë me njëri-tjetrin, Kiara ndau një foto të plazhit ku dalloheshin çarçafët e bardhë të çadrës që lëkundeshin nga era dhe më pas të njëjtën pamje publikoi edhe këngëtari.