Ylli i familjes Kardashian, Khloe ka marrë mijëra reagime pasi ndjekësit në rrjete sociale spekuluan se është sërish shtatzënë me Tristan Thompson. gjithçka u bazua tek deklarata e saj në shfaqjen KUWTK ku deklaroi se mund të bëhej sërish nënë duke përdorur spermën e basketbollistit.
Megjithatë, burime për TMZ thonë se ende nuk ka mbetur shtatzënë. Pas reagimeve të shumta, Khloe bëri një postim në Instagram duke i thënë fansave që të fokusohen në pozitivitet. Ajo dhe Tristan janë prindër të vogëlushes True.
Historia mes tyre mori fund pasi solli në jetë vajzën. Një ditë para se të shkonte në maternitet, dolën pamjet e Tristan duke u puthur me disa femra në një klub nate, pa u shqetësuar aspak për ndjenjat e partneres shtatzënë. Thuhet se ato pamje ndikuan që Khloe të bënte lindje të parakohshme. Gjithçka u vulos kur Tristan e trádhtoi me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.(A.M/Faxweb.al)