Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Këtu protestohet, nuk parkohet”, Gaz Paja tregon çmimin e makinës pas mesazhit nga ‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’

Pak ditë më parë aktori i njohur i humorit Gaz Paja kishte parkuar makinën në zonën ku ‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’ prej disa muajsh zhvillon protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Veprimi i tij ka sjell irritim tek protestuesit të cilët ‘modestisht’ i kishin lënë një shënim në xhamin e makinës.

Mbrishkrimi  mbi maikinën e Gaz Pajës “Këtu protestohet, nuk parkohet”, u bë virale në pak kohë dhe duket se ka ardhur një reagim nga vetë aktori.

I ftuar në programin ‘Ftes në 5’ aktori është shprehur se nuk ishte i vetmi që kishte parkuar makinën aty e madje kjo nuk ishte hera e parë.

“Makina në teatër atë natë ka qenë si çdo natë të provave, që ne aktorët e veprës parkojmë aty. Pra aty ishte makina e teatrit, ishte makina e Visjanit, ishte makina ime, më duket se edhe e Laurës. Kështu që ishin dy-tre makina. Këto zonjat apo zotërinjtë që donin të merreshin me makinën time, u morën se ndoshta iu pëlqeu…”, tha Gaz Paja.

Ndër të tjera ai ka treguar dhe shifrën e makinës e cila mesa duket i ka kaluar hamendësimet e mediave.

Gazi ka zbuluar se makina ka kushtur vetëm 42 mijë euro, madje këtë e ka marrë me këste.

“Kam shkuar si gjithë shqiptarët në një koncensionar, kam kërkuar ta marr me këste dhe e kam marrë me këste” tha Gazi, madje tregoi se ende nuk i ka shlyer të gjitha”- shtoi ai.

Gjithashtu aktorit nuk i është dukur aspak e drejtë që ndërkohë që ky jepte shfaqe në teatër kolegët e tjerë  protestonin për shembjen e tij.

(s.a/faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *