Higjiena dentare është shumë e rëndësishme për shëndetin e një njeriu. Jo më kot thonë se sëmundjet nisin nga dhëmbët.
Ndaj këshillohet që të lajmë dhëmbët kur zgjohemi dhe para se të flemë dhe të gjithë e kemi dilemën në duhet ta lagim furçën e dhëmbëve para se të vëmë pastën. Përgjigjen për këtë e ka dhënë stomatologia Mitali Hariavala.
Ajo ka treguar se po furça e dhëmbëve duhet lagur sepse pastrohet dhe është më mirë sepse pasta përhapet më lehtë.
Kurse përzierja e drejtpërdrejtë e ujit dhe e pastës nuk këshillohet sepse dhëmbët thuaj nuk do të pastrohen ashtu siç duhet më pas.