Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Këtë nuk duhet ta thuash o Bushat!”, Klosi kryqëzohet nga analistët në studio: Po shfrytëzoni edhe vdekjen…

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi është përplasur me analistet Neritan Sejamini dhe Andi Bushati gjatë një debati në studion e ‘Open’, teksa po diskutohej për menaxhimin e qeverisë pas tërmetit si dhe masat që u morën në tërmetin e 21 shtatorit.

Gazetarët e pyetën Klosin, nëse kishte ndonjë inspektim për pallatet në Thumanë, pas tërmetit të 21 shtatorit, dhe se çfarë është vendosur, ndërkohë që Klosi nuk kishte një përgjigje.

Pjesë nga debati

Sejamini: Ju si shtet nuk e gjeni dot letrën. Ose është inspektuar ose nuk është inspektuar? Po them për pjesën administrative. A u inspektua? Sepse për këtë është shteti.

Klosi: Gjatë emisionit do ta merrni një përgjigje…

Bushati: Ti nuk di në një gërmadhe ku kanë vdekur 20 veta, ti nuk ke informacion. Pse duhet të të dëgjoj? Ti nuk e di! Po shfrytëzoni edhe vdekjen…

Klosi: Këtë nuk duhet ta thuash o Bushat. Prit të kalojnë të 40-tat. Do zoti nuk ndodh më.

Sejamini: Jetët e humbura respektohen duke bërë drejtësi dhe duke gjetur drejtësi ky është respekti.

Klosi: Në Thumanë ndërmarrja e shpëtim-kërkimit ka qenë e gjitha atje. Ishim brenda ditës. Mund të bëni kronikën. Të respektojmë tragjedinë. The se Blendi Klosi i vrau!

Sejamini: Nuk e thashë këtë në asnjë moment…

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *