Një mesazh telefonik i mbërritur në emër të drejtoreshës së ISHP-së Albana Fico ka turbulluar sërish ujërat pasi teksti është me të vërtetë shumë alarmant.
Në përmbajtje u kërkohet njerëzve që këtë javë të mos dalin nga shtëpitë as për pazar, pasi situata është me të vërtetë kritike.
Por pas shpërndarjes së këtij mesazhi, ka reaguar menjëherë ISHP duke e përgënjeshtruar dhe duke sqaruar opinionin publik dhe duke i bërë thirrje që në këto momente të rëndësishme të mos bien pre e lajmeve dhe mesazheve të rreme.
REAGIMI
Ndiqni më poshtë ju lutem mesazhin e drejtoreshës së ISHP, Dr. Albana Fico.
Ju lutem mos shpërndani mesazhe të sajuara duke përdorur emrin tim dhe të kolegeve të mij.
NE NUK KOMUNIKOJMË PERSONALISHT APO MIQËSISHT!
Ndiqni burimet zyrtare!!
Është koha të kujdesemi për njëri – tjetrin duke zbatuar masat e distancimit social, higjenën personale dhe respiratore, masat e ndërmarra nga autoritetet për kufizim lëvizjesh!
Na lejoni t’ju ndihmojmë me efektivitet duke na kursyer këto ” lojra”.
Pak ditë më parë në të njëjtën ‘lojë’ u përfshi dhe mjeku Pëllumb Pipero, në emër të të cilit u shpërnda një mesazh i ngjashëm.
Menjëherë më pas vetë mjeku reagoi duke e përgënjeshtroi duke sqaruar situatën dhe duke qetësuar njerëzit.