Një ditë pasi qeveria vendosi që të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar, regjisori Robert Budina ka dhënë një intervistë për Fax news, ku u shpreh se plani i shembjes nuk do të zbatohet.
Budina tha se Rama prej 20 vitesh po tenton shembjen e Teatrit dhe nuk ia ka dalë, dhe nuk ka sesi të arrijë që ta shembë as Veliaj që ka marrë më pak se 15 % të votave të qytetarëve të Tiranës. Budina tha se kjo qeveri është e pabesë, dhe nuk mund ti besohet deklarimit se trualli i Teatrit nuk do të tjetërsohet, pasi grupet e interesit që thërret qeveria janë të kapur prej tyre.
“Është vendimi që qeveria mori për prishjen e vetvetes, dhe jo Teatrit, kryeministri që prej 20 vitesh ka tentuar shembjen e tij, dhe nuk ia kanë dalë, ju mendoni se do ta shembë një kryetar Bashkie, me gjithë këtë energji që është këtu.
Nuk mund të vendosi për kulturën një njeri që nuk ka qenë kurrë në Teatër, me logjikën e injorantëve do të ishte zhdukur e gjithë Europa. Që të vijë këtu duhet të shembë shpirtrat e këtyre njerëzve, nëse do të vinë këtu do të fusin në përplasje të gjithë shoqërinë. Ne kemi besuar gjithnjë në këto vlera, ndaj dhe e kemi ndjekur këtë ëështje dhe në Europë, dhe jemi certifikuar si një nga 7 sitet më të rrezikuara në botë.
Është një sukses i jashtëzakonshëm kur thuhet se Teatri nuk do të tjetërsohet, por këta janë njerëz të pabesë, që mund edhe ta shkelin gjatë rrugës. Ti nuk e di nëse me Teatrin e ri nuk do të ketë sërish një dhënie të tokës te palër e treta, kush do të vijë ti masë metrat. Ata po përpiqen që të përfitojnë politikisht tanu, hoqën dorë nga lekët që do të fitonin, dhe po përpiqen që të fitojnë sa më shumë”, u shpreh Budina.