Këshilltari i Tsipras, Maximo ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit grek mbi bisedimet me Shqipërinë duke sqaruar disa “keqkuptime” sipas tij.
Sipas këshilltarit informacionet e nxjerra në lidhje me negociatat e Shqipërisë me Greqinë krijojnë tensione mbi disa çështje të cilat nuk ekzistojnë në tavolinën e bisedimeve mes dy vendeve.
Maximo tha se deklarata e komisionerit Hahn në rast se negociatat Kotzias-Tsipras me kryeministrin shqiptar Edi Rama finalizohen, do të ketë ndryshim kufijsh, është një shprehje e paqëllimtë dhe se në fakt nënkuptohej ndërhyrja dhe mirëmbajtja e piramidave në kufi.
Deklarata e plotë:
“’Studimi’ i disave të krijojnë një çështje të paqene, në lidhje me negociatat me Shqiperinë, do të ishte e mjerueshme, nëse nuk do të ishte kombëtarisht e rrezikshme.
Perderisa Demokracia e re dhe disa fletushka informative që mbështesin atë u ekspozuan ndërkombëtarisht me përpjekjen për të shfrytëzuar një thënie të paqëllimtë të komisionerit Hahn që u sqarua se i referohej deklaratës që u bë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër”.
Në deklaratën e tij Hahn tha: “Nëse ka një marrëveshje midis Greqisë dhe Shqipërisë, pasi ka një ristrukturim kufitar, kjo është shumë e rëndësishme dhe vendimtare për qytetarët”.
Sipas këshilltarit të Tsipras e gjithë kjo tani hidhet në skenare fantashkencë.
” Referenca e Kryeministrit në çështjen e kufijve me Shqipërinë, ka të bëjë me çështjen e mirëmbajtjes së piramidave në kufijtë ekzistues me vendin fqinj. Edhe karagjozllëku e ka një kufi”, tha ai.
(E.V/Faxweb.al)