Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe disa këshilltarë të tij do të hyjnë në karantinë pasi një ndihmës i kreu të qeverisë u testua pozitiv për koronavirusin, tha të hënën zyra e kryeministrit.
Netanyahu vendosi të hyjë në karantinë derisa të marrë rezultatin e testimit, sipas zyrës së tij.
Këshilltari parlamentar i Netanyahu Rivka Paluch testoi pozitiv për koronavirusin, ndërkohë që tashmë dhe Netanyahu do tiu nënshtrohet dy testeve radhazi, për të zbuluar nëse është apo jo i prekur nga Covid 19.
Paluch thuhet se i kaloi ditët e fundit «në afërsi» të Netanyahut, dhe këshilltarëve të tjerë, njoftoi Jeruzalem Post.
Netanyahu kishte testuar negativ për koronavirusin pasi ai dhe rrethi i tij i menjëhershëm iu nënshtruan testeve për virusin më 15 mars.
Autoritetet shëndetësore izraelite kanë konfirmuar deri më tani 16 vdekje dhe mbi 4,300 infeksione nga virusi.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 80 prej pacientëve janë në gjendje kritike dhe 139 janë shëruar.
Si pjesë e masave për të frenuar virusin, të gjitha shkollat janë mbyllur në vend, të gjitha takimet në zona publike, të hapura ose të mbyllura me më shumë se 10 persona janë ndaluar gjithashtu.