Këshilltarët demokratë në Bashkinë e Tiranës në nje deklaratë të përbashkët kanë reagur në lidhje me padinë e Erion Veliajt ndaj Akil Krajës.
Duke folur në lidhje me padinë kreu i këshilltarëve demokratë Kreshnik Çollaku tha se Veliaj dhe Rama kërkojnë që të vendosin diktaturën.
“Në njërën anë është pushteti që pengon hetimet, liron njerëz që janë marrë me trafik ndërkombëtar, dhe nga ana tjetër janë sulmet dhe paditë ndër këshilltarët.
Mes nesh ka dy këshilltarë që janë paditur, një nga një ish-ministre që ka qejf që të luajë me radarët dhe një tjetër që është paditur nga një Kryetar Bashkie që ka qejf që të luajë me taksat e qytetarëve.
Kundrejt Akil Krajës është ngritur një padi nga ana e kreut të Bahskisë, ne jemi sot të gjithë këtu për të thënë se votimi për rritjen e çmimit të ujit është një akt korruptiv me vota të blera.
Kam një thirrje sot për Erion Veliajn dhe Edi Ramën! Nëse mendoni se me dhunë mund të trembni demokratët ju them që e keni shumë gabim, pasi ju nuk e njohni AND-në tonë. Ishim ne që 27 vite më parë përmbysëm etërit e tyre”, u shpreh Çollaku.
(E.K/FAXWEB)