Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Këshilli Politik: Pas opozitës së bashkuar, zbulohen emrat e përfaqësuesve të opozitës parlamentare dhe mazhorancës

Pak minuta më parë, Faxweb.al raportoi emrat e përfaqësuesve të opozitës së bashkuar që do të përfaqësojnë këtë të fundit në tryezën e Këshillit Politik që do të mblidhet ditën e nesërme në orën ora 17.00, ndërsa nga ana tjetër janë bërë publik edhe emrat e përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës parlamentare.

Partia Socialiste do të përfaqësohet nga Ervin Bushati, grupi parlamentar demokrat nga Myslym Murrizi, grupi parlamentar i pavarur nga Nimet Musai, ndërkohë që Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari do të jenë në pozicionet e bashkëkryetarëve të Komisionit parlamentar.

Ditën e nesërme ashtu sikurse u ra dakort në takimin e djeshëm, do të mblidhet Këshilli Politik me përfaqësues të Partisë Socialiste, opozitës parlamentare, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ku do të diskutohet për hapat në vijim në përgatitjen draftit për Reformën Zgjedhore.

Gazetarja e Fax News, Jonada Zelka raportoi se opozita e bashkuar do të përfaqësohet nga 5 persona ndërkohë që janë zbuluar edhe emrat e tyre.

Opozita e Bashkuar, do të përfaqësohet në Këshillin Politik, me:

1- Oerd Bylykbashi
2- Petrit Vasili
3- Mesila Doda
4- Fatmir Mediu
5- Vangjel Dule

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close