Sapo ka përfunduar takimi mes anëtarit të PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknurit dhe Edi Ramës në selinë e qeverisë ndërsa një tjetër takim paralel ende nuk ka përfunduar në selinë e PD, mes kryetarit Lulzim Bashës, aleates Monika Kryemadhi dhe 2 përfaqësuesve të opozitës në KP, Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit.
Ndërkohë, takimi i sotëm i Këshillit Politik është kërkuar nga opozita ndërsa është njoftuar ora 19:30 në Pallatin e Kongreseve.
Faxweb.al mëson se në takim përveç katër përfaqësuesve të Këshillit Politik do të jenë edhe diplomatët e huaj, përfshirë ambasadoren amerikane, atë të BE, OSBEE-së dhe Britanisë së Madhe.
Burime për Faxweb.al dhe Fax News kanë bërë me dije se opozita ka rënë dakord për nënshkrimin e një marrëveshje e cila pritet të firmoset mbrëmjen e sotme për Reformën Zgjedhore.
(F.GJ/FAXWEB.AL)