Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ndërpritet takimi i Këshillit Politik me Yuri Kim, detaje se çfarë po ndodh (VIDEO)

Është ndërprerë për një afat rreth një orë mbledhja e anëtarëve të Këshillit Politik me ambasadoren amerikane, Yuri Kim në selinë e kësaj të fundit në lidhje me gjetjen e marrëveshjes për pikat që nuk janë adakordësuar ende në dnryshimet që priten të ndodhim nga reforma zgjedhore.

FaxWeb.al mëson se aktorët që marrin pjesë do të rikthehen sërish pas 90 minutave, përkatësisht rreth orës 20:30 ndërsa burime bëjnë me dije se janë larguar për konsultime.

Ashtu sikurse ndodhi edhe më herët gjatë ditës së sotme, përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së pritet të mbërrijnë në selinë blu ndërsa Damian Gjiknuri në kryeministri.

Në selinë blu ka mbërritur pak minuta më parë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndërsa pritet që drejtuesit e opozitës të njihen me temat që janë diskutuar në tryezë si dhe qëndirimin që duhet të mbajnë në vijimin e saj.


Fax News ka zbardhur disa detaje nga ajo çfarë po diskutohet prej orësh mes palëve. Mësohet nga burimet se opozita ka bërë 6 propozime ndërsa ka pranuar një propozim të bërë nga përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri, që është për formulen e KQZ me 3 nivele si dhe është zbardhur edhe një dakordësi sa i përket identifikimit biometrik të zgjedhësve, kërkesë kjo e opozitës.

Opozita e bashkuar propozon 6 pika ne tryeze:

-100 % identifikim biometrik në të gjithë Shqipërinë
-3 komisionerë të propzouar nga partitë politike i zgjedh KQZ me short
-2+2 komisonerë vëzhgues zgjidhen direkt nga partitë politike
-Ankimimi i procesit zgjedhor në Gjykatë Kushtetuese dhe jo si deri më tani në Kolegjin Zgjedhor si institucioni që ‘vuloste’ përfundimisht
-Opozita e bashkuar bie dakord me propozimin e PS për formulën e KQZ me 3 nivele
-Komisionerët e numërimiT, 1 anëtar nga kqz ose 3+3 vëzhgues nga partitë ose 4 komisionerë të zgjedhur nga 4 partitë më të mëdha në vend. Kryekomisioneri të jetë propozim i opozitës

Ndërkohë për identifikimin biometrik është rënë dakord që të dielën, por opozita e ka të paraqitur tek kërkesat e saj sot ndërsa ka ndërhyrë edhe OSBE si garant.

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim duket se është investuar shumë për përmbushjen e reformës zgjedhore në Shqipëri, ndërsa po mban nën presion të vazhdueshëm palët për të gjetur dakordësinë.

Ndërsa sot është vendosur si afati i fundit për dhënien fund të një odiseje të gjatë të reformës zgjedhore në vend, Yuri Kim ka paralajmëruar një tjetër deklaratë për shtyp në orët e pasditeS. Pas përfundimit të takimit me palët politike mbrëmjen e kaluar, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim pohoi para mediave se ishte një ditë e vështirë.

Ajo tha se ka pasur përparim gjatë bisedimeve me palët ku morën pjesë edhe ambasadorët e BE-së dhe Britanisë së Madhe, ndërsa tha se edhe nesër do të vijojë një format i tillë për të gjetur mirëkuptim edhe në pikat që ndajnë palët.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *