Ali Plaka zv presidenti i shoqatës së para dhe tetraplegjikëve dhe kryetar i degës së Tiranës së bashku me Lekë Bardhin kryetar i shoqatës së invalidëve të punës kanë shprehur shqetësimin e tyre për vaksinimin dhe procesin zgjedhor.
Ata u shprehën për ‘FaxNews’ se vaksinimi i tyre është i rëndësishëm, pasi ata vuajnë nga sëmundje të tjera shoqëruese. Ata i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë që vaksinimi i tyre të jetë prioritet dhe të mos lihet sipas moshës.
Ndërkohë shqetësimi tjetër i tyre ishte procesi i votimit, për të cilin ata hasin vështirësi në shkuarjen në qendrat e votimit. Ata sugjerojnë që qendrat e votimit të pajisen me mjetet e nevojshme që edhe të shprehin vullnetin e tyre në votim.
“Njoftimin e kemi marrë që në Shqipëri po vijnë boll vaksina dhe jemi të kënaqur që po vijnë. Por kategoria më e keqe janë tetra dhe paraplegjikë që kanë shumë sëmundje të ndryshme dhe janë të paralizuar. Ke dhe invalid që janë mbi moshën 60-vjeç dhe në shoqatën time kam plotë që janë të moshës 70 dhe 80 -vjec para dhe tetraplegjik.
Deri tani ata nuk e kanë bërë vaksinën dhe i bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të bashkëpunojë me ne dhe tiu japim emrat ekzakt dhe të fillojmë menjëherë vaksinimin. Sepse ne jemi më problematik se sa mësuesit dhe se sa dikush që është në punë, sepse këto invalid rrinë gjithë ditën shtrirë nëpër krevate, vuajnë nga veshkat dhe kanë të domosdoshme vaksinimin, të paktën të shtyjnë e 5 ditë sepse jetën e ka Zoti nuk e ka vaksina, por të paktën ne e kemi shpresën që vaksina do të na shtyjë jetën ca ditë.
Deri tani nuk kemi bërë kërkesën, por kemi pritur njoftimin. Këta persona cdo ditë më vijnë te fushata e më thonë: Ali ne jemi gati ta bëjmë vaksinën.
Vetëm paraplegjikë dhe tetraplegjikë me karrige me rrota janë rreth 6000 persona. Të gjithë këta persona duhet të votojnë, por duhet të kenë kushtet.”, u shpreh Ali Plaku.
“Invalidët e punës dhe në përgjithësi dhe është shkencërisht e vërtetume që personat që kanë një sëmundje shoqëruese si nga zemra, selikoza, diabeti është absolutisht vdekjeprurëse. Prandaj ne jemi shumë të shqetësuar që qeveria të na ketë prioritet mos të na lënë sipas moshës, sepse ne po na kapi nuk kemi shpëtim. I bëjmë thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të na vaksinojnë një orë e më përpara.
Problemi i dytë që kemi në invalidët është problemi i zgjedhjeve. Ne kërkojmë infastukturën zgjedhore. Kërkojmë që të kenë rambo edhe në rrugë edhe në qendrat e votimit edhe në qytet edhe në fshat. Tjetër është se kemi persona të paaftë për të shkuar në qendrat e votimit. Të merret një vendim nga Komisioni Zgjedhor, ose të mos shkojnë fare ose ti çojnë kutitë e votimit nëpër familje. Sepse ne kemi shumë njerëz të pamundshëm.””, u shpreh Lekë Bardhi.
(R.G/Faxweb.al)