AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Kërkoi zhvarrosjen e kufomës së gruas, shtyhet gjyqi për 76-vjeçarin që vrau bashkëshorten

Mungesa e njërit prej avokatëve ka bërë që të shtyhet procesi gjyqësor për Namik Velajn në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Velaj ka vrarë në janar 2017 bashkëshorten Verke Velaj, ndërsa nuk ka pranuar asnjëherë autorësinë e krimit.

Shkalla e parë e ka dënuar me 35 vite burg, ndërsa pak më herët ka kërkuar zhvarrimin e trupit të bashkëshortes. Pas zhvarrimit u zbulua se viktima ishte dhunuar para se të vritej. Të moshuarës iu konstatua krahu i thyer dhe dëmtime në afërsi të qafës.

Gjykata për Krime të Rënda dënoi në muajin Prill të këtij viti me 35 vite burg Namik Velaj. I moshuari vrau bashkëshorten e tij Verke Velaj, në Janar të vitit 2017-ës, gjithashtu fajtor u deklarua edhe mjeku Ilir Tanku, për “Shpërdorim detyre”, duke bashkëpunuar me autorin e krimit.  Mjeku u dënua me 2 vite burg, por gjykata pezulloi dënimin dhe do të shlyhet me 4 vite shërbim prove.

Krimi në familjen Velaj në Patos u fsheh, duke u raportuar fillimisht, si vdekje natyrale. Ishin veprimet hetimore të kryera në vijim nga Prokuroria për Krimet e Rënda që zbardhën krimin, duke identifikuar 76-vjeçarin si autor.

Indiciet e para për vdekjen jo natyrale të Verke Velajt u morën nga të afërm, të cilët gjatë ceremonisë mortore konstatuan hematoma në qafën e viktimës.

Kujtojmë se vrasja ka ndodhur në janar të 2017-ës, por 67-vjeçari u arrestua në mars të 2018, pasi vdekja e Verke Velaj, u raportua si natyrale, version i konfirmuar edhe nga mjeku Ilir Tanki, i cili është marrë i pandehur për shpërdorim detyre.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *