Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Kërkohej nga Belgjika për grabitje me dhunë, arrestohet 69 vjeçari në Kukës

Një 69 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet ndërkombëtar për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Organizatë kriminale”.

Shtetasi me inicialet H. H., 69 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Belgjikës.

Kukës

Vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Belgjikës, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Organizatë kriminale”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

H. H., 69 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel, Belgjikë, pasi Gjykata EDINAT Belgjikë, me vendimin e datës 07.06.2018, e ka dënuar me 3 vite e 3 muaj burg, për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Organizatë kriminale”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin e Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Bruksel po vazhdojnë procedurat për arritjen e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Belgjikës

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.