Riza Sheshi 50 vjeç, banues në Shijak është arrestuar nga ana e Policisë së Durrësit me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Drejtësia Italiane ka lëshuar Urdhër Arresti ndaj tij për veprën penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni”.
DETAJET E POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve ndalojnë një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Drejtësia Italiane ka lëshuar Urdhër Arresti për veprën penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni”. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:
• Riza Sheshi 50 vjeç, banues në Shijak. Gjykata e Genovës, Itali ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni”parashikuar në nenet 81, 110 dhe 416 të Kodit Penal Italian. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Durrës për veprime të mëtejshme.
(E.K/SHUPLAKA)