Një 23- vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ishte i dënuar në Itali me dhjetë vite burg për veprën penale “Grabitje dhe dëmtim”.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, blutë e kryeqytetit kanë arrestuat Athanas Xhuvelin, të cilit gjatë kontrollit të banesës që e kishte marrë me qera, i janë sekuestruar 273.8 gramë kanabis dhe një pistoletë e tipit “Beretta”, kalibër 9 mm.
Arrestimit i Xhuvelit është realizuar në rrugën “5 Maj”, ku ai drejtonte një motor të markës “Kymco”, për të cilin nuk posedonte leje drejtimi.
23- vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
(E.K/SHUPLAKA)