Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandatit, Agim Kajmaku i shkruan Arta Markut

Agim Kajmaku ka reaguar pas kerkesës së Prokurorisë së Përgjithshme ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të kryabshkiakut të Vorës pas zbardhjes së hetimeve në të cilat rezultonte se Kajmaku ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

Në letrën drejtuar kryeprokurores Arta Marku dhe për dijeni edhe KQZ-së, Kajmaku shkruan se ka dërguar një kërkesë ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda Në janinë, për tu njohur sipas tij me rrethanat e marrjes së një mase sigurie apo nodnjë urdhëri ndërkombëtar kërkimi.

Kajmaku ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk ka pasur dijeni lidhur me akuzat që kanë ngritur autoritetet greke ndaj tij.

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve heqjen e mandatit ndaj kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.

Sipas Prokurorisë, është vërtetuar se Kajmaku nuk ka deklaruar arrestimin në Greqi, si dhe hetimin atje diçka e cila ka qenë e detyrueshme ta bënte në formularin e dekriminalizimit.

Kjo kërkesë bëhet publike menjëherë pas deklaratës nga selia e Partisë Demokratike, të sekretarit për çështjet ligjore Gazment Bardhi, i cili tha se organi i akuzës kishte njoftuar hetimet e kryera ndaj Kajmakut e ku rezultonte se akuzat e ngritura nga opozita janë të vërteta (lexo ketu)

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *