Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Kërkesa e Papritur e FSHF: Na lejoni tifozët në stadium, marrim përsipër garantimin e rregullave

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një kërkesë të papritur që ka të bëjë me kthimin e tifozëve në finalen e Kupës së Shqipërisë që do të zhvillohet të dielën në orën 20:00 në ‘Air Albania Stadium’.

Një hapje për publikun e kufizuar në sektorët pas porte ku mund të vendosen mbështetësit e Tiranës dhe Teutës.

Një kërkesë e FSHF-së ndaj autoriteteve që lejoi rreth 2 muaj më parë të riniste aktiviteti futbollistik, por me dyer të mbyllura dhe me një protokoll shëndetësor të përcaktuar për të parandaluar infektimin me Covid-19.

Federata Shqiptare e Futbollit e dërgon vëmendjen te Franca që hapi dyert për një numër të kufizuar spektatorësh në finalet e kupave që zhvilluara në Korrik.

Federata garanton se do të ketë distancim mes tifozëve konform rregullave me qëllimin që finalja e Kupës së Shqipërisë të jetë më emocionuese.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *