Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër, të plagosurit janë vëllezër, gjendja e tyre shëndetësore (EMRAT)

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Shkodrës. Bëhet me dije se dy personat e plagosur janë vëllezërit Gent dhe Marjan Doçi.

Mësohet se një prej vëllezërve të plagosur është në gjendje të rëndë dhe është nisur me urgjencë drejt Sptialit të Shkodrës, ndërkohë vëllai i tij është në gjendje të normalizuar.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/informacion paraprak

Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D., 23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve.

(R.G/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.