Dy persona të paidentifikuar kanë kërcënuar rojen e një firme private të tregtimit të ujit në Lushnje, dhe kanë marrë nga zyrat një shumë parash, e cila nuk bëhet e ditur nga ana e Policisë.
Autorët dyshohet se kanë qenë dy, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhamë Sektor, ku policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Më datë 30.03.2021, rreth orës 22:00 në fshatin Zhamë Sektor, Njësia Administrative Dushk, dy persona ende të paidentifikuar duke kërcënuar rojen, kanë marrë një sasi parash të një firme uji.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve”, njofton Policia e Lushnjes zyrtarisht.
(E.K/Faxweb.al)