Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

‘Kërcënoi’ Ramën në Kuvend, Vasilika Hysi i tërheq vëmendjen Gjuzit: Tërhiqi fjalët menjëherë!

Deputeti Kujtim Gjuzi gjatë fjalës së tij në Kuvend, vuri theksin në marrjen e pronës që u është bërë ndër vite qytetarëve të Tiranës.

Gjuzi madje foli me tone të ashpra, duke ju drejtuar kryeministrit Edi Rama, se ndër vite po vjedhin pronën e shqiptarëve dhe se të shkojë në shtëpinë e tij ai nuk “ka shanse”.

Në këtë moment nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, i ka tërhequr vëmendjne Gjuzit, duke i kërkuar që të tërheqë fjalën e tij, pasi po shkel etikën në Kuvend.

Gjuzi: Ku dini të bëni protokoll ju! Ju dini të vidhni pronat e shqipptarvëe! Hajde një herë hajde një herën pot a mbajti më merr shtëpinë time. Po nuk ke shance.(I drejtohet Ramës).

Hysi: Tërhqini fjalën menjëherë. Ju tërheq vëmendjen për etikën. Tërhiqeni menjëherë.

Gjuzi: Çoje në komision të etikës dhe dërgojë ne komision të etikës. Këtu ka njerëz që kanë vrarë, po flas me etikën më të mirë që ke dëgjuar. Të respektoj. Unë i quaj mbretëresha zonjat.

Çfarë doni të bëni ju. Ju nuk keni dëmshpërblyer për pronën. Falë asaj që ne jemi nipa të Nënë Terezës, ne duhet të vritemi se kështu duan disa shqiptarë si ju.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *