Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Më jep 7000 euro ose të publikova fotot intime”, 18-vjeçari kërcënon adoleshenten në Lezhë

Një 18-vjeçar u arrestua nga Policia e Lezhës pasi ka kërcënuar një adoleshente për t’i dhënë 7000 Euro. 

Sipas policisë 18 vjeçari dyshohet se ka kanosur me anë të mesazheve telefonike të miturën 17 vjeçare, për t’i marrë shumën prej 7000 Euro-ve duke e shantazhuar se do t’i publikonte në rrjete sociale fotografi intime.

DETAJE:

 Me datë 17.09.2017, nga Seksioni kundër krimeve ndaj pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe profesionale, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Kristian N. , 18 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me anë të mesazheve telefonike një shtetase të mitur 17 vjeçare, për ti marrë shumën prej 7000 Euro-ve duke e shantazhuar se do t’i publikonte në rrjete sociale fotografi intime.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale ” Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë ” parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *