Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashKryesoreShowBizTe FunditTe Gjitha

Kërcënohet me jetë Princ Harry dhe Meghan Markle, familja mbretërore në alarm

Princ Harry dhe e fejuara e tij Meghan Markle janë kërcënuar me jetë.

Ndërkohë që vetëm pak ditë na ndajnë nga dasma madhështore, e cila është një nga eventet më të rëndësishme në Britaninë e Madhe për këtë vit, familja mbretërore është vënë në alarm.

Shkak ka qenë një zarf i ardhur posaçërisht në adresë të Princ Harry dhe të fjeuarës së tij, Meghan Markle.

Zarfi përmbante një pluhur të bardhë, i cili fatmirësisht nuk rezultoi të ishte i dëmshëm.

Megjithatë, pallati mbretëror e ka konsideruar këtë ngjarje si një kërcënim për jetën e çiftit dhe ka marrë masat e nevojshme për sa i përket ngjarjes duke shtuar sigurinë për çiftin.

Meghan dhe Harry do të kurorëzojnë dashurinë e tyre më 19 maj.

Ceremonia pritet të zhvillohet nën masa ekstreme për sigurinë e të githëve.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *