AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Kërcënohen muxhahedinët në Tiranë, Policia: Në rrezik siguria e brendshme

Fax News informon se Policia ka marrë një varg masash për mbrojtjen e muxhahedinëve iranianë  ish-anëtarëve të MEK (opozitës iranianëve) sepse dyshon për një skenar vrasjesh të mundshme nga anëtarët aktualë.

Policia e Shtetit ka nxjerrë në zbatim planin e masave që prej 21 shkurtit të këtij viti.

Bëhet me dije se 124 ish-muxhahedinë të opozitës iraniane janë larguar, po ndeshen me kërcënime për jetën sepse dyshohen si bashkëpunëtorë të Ambasadës Iraniane.

Në 9 shkurt të këtij vitit, 3 iranianë ish-anëtarë të MEK të shkëputur, kanë bërë kallëzim për kanosje me jetë nga disa anëtarë të MEK. Në Irak janë kryer disa vrasjeve të disa ish-anëtarëve të MEK pasi janë shkëputur nga organizata.

Në Shqipëri janë strehuar 2745 iranianë pjesë e organizatës revolucionare opozitare MEK

MEK është një grup marksist islamik revolucionar, të pregatitur ushtarakisht dhe pjesëmarrës në aktivitete terrori. Ata janë në opozitë me qeverinë e Iranit si në kohën e Shahut, ashtu edhe me qeverinë revolucionare pas vitit 1979.

(E.L/Faxweb)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *