Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Kërcënimi i Vladimir Meçes, zbulohen detaje nga mesazhi që i erdhi në telefon: Merru me familjen tënde, mos shiko hallet e…

Është kërcënuar me një mesazh në telefonin e tij avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe. Rasti është bërë i ditur nga vetë avokati, i cili e ka referuar denoncimin e tij në Policinë e Tiranës, ndërkohë që pas interesimit të gazetarit të Fax News Elvis Myrta, Meçe nuk ka preferuar që të bëjë asnjë koment, duke thënë se pret zbardhjen e ngjarjes nga ana e autoriteteve.

Kërcënimi ka ndodhur me ane të një mesazhi në platformën e komunikimit Whatsupp, ndërsa dikush i ka shkruar se: “Merru me familjen tënde, mos shiko hallet e Shullazit”. Mesazhi i është dërguar nga një numër shqiptat, i cili dyshohet se është blerë në Shqipëri, për të cilin janë duke vijuar hetimet.

Meçe është avokati i Shullazit që prej vitit 2016, ndërkohë që ndaj klientit të tij së fundi është shtuar akuza dhe për vrasjet e ndodhura në Shkurt të 2005-ës, Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, në bashkëpunim me disa persona të tjerë.

Meçe ka qenë shumë aktiv në media muajt e fundit, veçanërisht pas izolimit të Shullazit në regjimin 41-bis, të cilin avokati e ka quajtur të paligjshëm.

Meçe për të kundërshtuar këtë vendim i nisi dhe një letër krerëve më të lartë të shtetit, përfshirë presidentin Meta, kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, pasi sipas tij ndaj Shullazit nuk ka ende një vendim të formës së prerë nga ana e Gjykatës së Apelit.

(E.K/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *