Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Kërcënimi i Rudina Hajdarit në Kuvend, Korab Lita gati të padisë deputetin e opozitës

Deklarata e Rudina Hajdarit në Kuvend se është kërcënuar me jetë, shkaktoi reagime të shumta sot, ndërkohë që dyshimet janë përqëndruar te rivalët e saj politikë. Korab Lita, deputeti që pretendon postin e Hajdarit në krye të demokratëve të Parlamentit, u akuzua publikisht nga deputeti Ligoraq Karamelo si kërcënuesi i koleges së tij në grup.

Lita u pyet për herë të parë për këtë akuzë në studion e emisionit “Top Talk” në Top Channel. Ai mohoi se e ka kërcënuar kryetaren e Grupit Demokrat dhe kërkoi nga autoritetet që të zbardhin ngjarjen.

“Unë nuk e di çfarë ka thënë zoti Karamelo. Të gjithë deputetët e opozitës, me marrjen e mandateve në Parlament, kanë qenë të intimiduar, të sharë, të ofenduar dhe qoftë edhe të kërcënuar nga partitë që kemi dalë për faktin që kemi thyer vendimin për të hyrë në Parlament. Unë jam në të njëjtën varkë me zonjën Hajdari, në të njëjtën grup dhe jemi kolegë. Ky është një akt shumë i rëndë dhe strukturat përgjegjëse duhet të bëjnë të pamundurën që të zbulohet. Nëse është e vërtetë që zoti Karamelo ka thënë ashtu, janë institucionet e tjera që e zgjidhin këtë punë. Unë jam njeri shumë institucional”, deklaroi Lita.

“Unë nuk kam dëgjuar që zonja Hajdari ka thënë më ka kërcënuar ky apo ai. Nëse kërcënohet ajo, jemi kërcënuar të gjithë”, shtoi deputeti.

I pyetur sërish për akuzën e Karamelos, Lita theksoi “duhet ta provojë, ndryshe do të përballet me Gjykatën”.

Sa i përket ndryshimeve që disa prej deputetëve kërkojnë në drejtimin e Grupit Parlamentar Demokrat, Lita tha: “Ndryshimet që kanë ndodhur në Grupit Parlamentar Demokrat janë krejt normale. Fakti që nuk po zbatohet rregullorja, mori një tjetër rëndësi. Nuk do e quaja shkarkim (të Hajdarit), por riorganizim të grupit”.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *