Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaKryesoreTe FunditTe Gjitha

Kërcënime për sulm në spital/ Njësia Speciale e Policisë merr nën kontroll zonën rreth QKUK-së

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke siguruar rreptë oborrin e QKUK-së, pas një kërcënimi për sulm që ka marrë sot Policia e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Në disa pamje të publikuara shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët po e sigurojnë zonën rreth QKUK-së.

Ndryshe përpos Prishtinës, masa të rrepta po zbatohen edhe në veri të Mitrovicës, ku që nga mëngjesi i sotëm, pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke bërë kontrolle të rrepta për automjetet që hyjnë në zonën e Qendrës Spitalore në Mitrovicën e Veriut.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, ka thënë për portalin serb në Kosovë, “Kosovo Online” se pjesëtarët e Policisë janë mobilizuar në gjithë Kosovën për t’i siguruar spitalet.

“Policia u kontaktua nga një person i cili kërcënoi të sulmonte dikë në spital, por pasi që ky person nuk tregoi se kush ishte dhe në cilin qytet do të kryente sulmin, Policia, për arsye parandaluese, po siguron spitalet në të gjithë Kosovën derisa të zbulojmë më shumë informacion”, tha Hoti.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.