Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Keqtrajtohet sa herë bën deponime”, avokati i Izet Haxhisë në Fax News: Më telefonoi kur po vija, ishte shumë i shqetësuar

Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ishte i ftuar në Fax News ku foli për vendimin e sotëm të Gjykatës së  Apelit e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda,  masën “arrest me burg” por foli gjithashtu edhe procesin në tërësi.

Beqiri tha se Haxhia ka kryaer deri më tani një dënim prej më shumë se 6 vitesh, ndërkohë që sipas tij një person mund të mbahet me këtë masë maksimumi për 3 vite.

Ai theksoi se deri në momentin kur edhe do të ndërtohet Gjykata e Lartë ku edhe ka kaluar çështja në fjalë, do ishte mirë që ndaj klientit të tij të ishte bërë ndryshimi I masës së sigurisë.

Beqiri tha se deri më tani Haxhia ka deponuar rreth 30% të asaj çfarë ka denoncuar, ndërsa shtoi se ai është keqtrajtuar në burg për shka të vendimit të tij për të mos u tërhequr nga akuzat që ka ngritur ndaj disa ish-zyrtarëve të lartë për vrasjen e Azem Hajdarit.

“Ne kemi parashtruar faktin se maksimalja e kohës së paraburgimit, mund të qëndrojë 3 vite dhe nuk mund të zgjasi më shumë ky afat. Ndnërsa Izet Haxhia ka 6 vjet i paraburgosur, dyfishi i assaj që parashikon ligji dhe asnjë person tjetër nuk e ka kalur. Ndaj ju kërkuam që ta dërgojnë në “arrest shtëpie”, tha Beqiri.

Është i qëllimshëm moskompetenca e Krimeve të Rënda?

Beqiri: Derisa e ka gjykuar Gjykata e Shkallës së Parë dhe i ka dënuar këta persona, po kjo gjykatë e kishte për detyrë ligjore për ta shqyrtuar çështjen. Krimet e Rënda është gjykatë Speciale dhe i rëndohet pozita Izet Haxhisë. Paaftësia sundon, politika ka ndikimet e veta, dhe për ta hequr qafe e dërguan tek Krimet e Rënda. Kjo e fundit juridikisht duhej të ndryshonte masën e sigurisë. Se çfarë vendos Gjykata e Lartë kur të krijohet, po se bëri as Gjykata e Apelit.

Gjykatësit e Apelit kanë lindur me kurrizin e përthyer ndaj politikës dhe nuk japin dot vendime në bazë të ligjit. Janë të frikësuar në palcë dhe mendojnë se kështu zbatohet ligji. Sot u krijua një precedent i rrezikshëm. Para se të vija këtu më mori në telefon Izet Haxhia i cili me një shqetësim të madh më tha se deri në momentin që kam mbërritur tek Krimet e Rënda ka ndryshuar komplet trajtimi që më bëhet. Nuk zbatohet asnjë rregull, kam provokime të njëpasnjëshëm, më keqtrajtojnë, ai incidenti i famshëm. Kur ndërpreu deponimet në Prokurori e respektonin shumë mirë, sa filloj sërish, iu sulën. Me të vetmin person që thotë është korrekt është personi që do të jetë pjesë e BKH-së. Ai ka paralajmëruar një grevë urie dhe nuk do ta ndërpresë deri sa të lejohet të jepë të gjitha deponimet e tij.

A mendoni se SPAK do të bëjë një hetim të drejtë me Izet Haxhinë?

Beqiraj: Deri më tani ka dhënë deponime vetëm për 30% të akuzave që ka bërë, dhe ka shumë gjëra që jo vetëm përputhen, por janë edhe në rrugën e duhur. SPAK-u mendoj se do të hedh dritën nëse Haxhia ka lidhje me vrasjen e Hajdarit, apo është një person tjetër, ai person që e ka nxjerr në pritë Azem Hajdarin. Atë do ta gjykojë Gjykata e Lartë

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda “arrest me burg” për Izet Haxhinë.

Çështja do të çohet në Gjykatën e Lartë për konflikt kopetence. Gjykata e Krimeve të Rënda thotë se kjo çështje është në kopetencë të gjykatës së shkallës së parë Tiranë.

I ftuar ne studio, Idajet Beqiri, avokat

Publiée par Fax Web sur Lundi 28 octobre 2019

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *