Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Keni dhe 6 ditë kohë për të aplikuar/ Dy dokumentet që iu duhen për të përfituar nga rindërtimi

Qytetarët të cilëve u është dëmtuar banesa nga tërmeti, duhet të nxitojnë pranë njësive administrative deri më datën 28 shkurt, për të plotësuar formularin online, përmes të cilit përfitojnë nga programi i rindërtimit.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti inspektoi dje procesin e aplikimit në Kombinat, ku janë hapur 6 sportele, prej ku theksoi se procesi përfundon në fund të këtij muaji..

“Ky proces është hapur në datën 29 janar dhe përfundon në datën 28 shkurt. Duam t’i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët janë prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor, se pavarësisht nivelit të dëmit që ata kanë pasur, t’i drejtohen 27 njësive administrative të Bashkisë së Tiranës për të plotësuar formularin online, për t’u bërë pjesë e përfitimit nga programi i rindërtimit”, sqaroi Ruseti.

Pranë sporteleve të hapura në të gjitha njësitë administrative, qytetarët mund të raportojnë që nga dëmet më të lehta, deri tek ato që kanë të bëjnë me rindërtimin nga e para të banesës së tyre.

“Kjo nënkupton se raportimin nga dëmet më të lehta deri te rindërtimi i shtëpisë nga e para, apo bërjen pjesë të qytetarëve nga rindërtimi i lagjeve të reja. Të gjitha njësitë tona administrative janë në gatishmëri për t’ju pritur. Kemi shtuar sportelet, aktualisht në Kombinat kemi arritur në 6 sportele, për të lehtësuar gjithë procedurën dhe për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që të bëjnë aplikimin në mënyrën më të shpejtë e më korrekte të mundshme”, deklaroi nënkryetarja e bashkisë.

Ruseti theksoi se aplikimi në portal pranë njësive administrative është e vetmja mënyrë se si qytetarët e prekur nga tërmeti do të mund të bëhen pjesë e programit të rindërtimit.

“E vetmja mënyrë sesi qytetarët do të mund të bëhen pjesë e programit të rindërtimit është duke aplikuar në këtë portal. Më vonë do jetë e pamundur që qytetarët të përfitojnë, duke qenë se njësitë administrative nuk do kenë të mundur të mbledhin të dhënat e tyre në lidhje me strukturën familjare apo me banesën e dëmtuar”, u shpreh ajo.

Ruseti sqaroi procedurën e thjeshtëzuar sesi qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar nga ky program.

“I vetmi dokument që duhet të keni në momentin e aplikimit është vetëm karta e identitetit dhe akti i verifikimi, të cilën nëse nuk e ka individi, një kopje të saj e ka patjetër njësia administrative ku do aplikoni, si dhe certifikata e pronësisë së banesës apo çfarëdo lloj dokumenti tjetër i cili vërteton pronësinë e banesës së dëmtuar nga tërmeti i datës 26 nëntor”, deklaroi ajo.

Administratori i Njësisë 6, Adriatik Merko, tha se pas daljes së Aktit Normativ të Këshillit të Ministrave, aplikimet filluan jo vetëm në zonën e Kombinatit, por në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti. Ai sqaroi se është bërë njoftimi i të gjithë banorëve të prekur nga tërmeti, sidomos i palëve që trajtohen me bonus qiraje nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *