Ajo është këngëtare, aktore, kantautore dhe moderetore mjaft e zonja. Rozana Radi së fundmi ka ndarë më ndjekësit e saj një pjesë shumë speciale të sajën.
Me anë të një postimi në Instagram Rozana ka treguar një tatuazh në të cilin shkruhet “ Të dua babi” në gjuhën angleze. Nuk dihet akoma nëse ky tatuazh është tashmë, apo do të jetë në trupin e Rozanës, por ideja që mbart ka prekur zemrat e ndjekësve dhe fansave.
Rozana Radi është vajza e aktorit të ndjerë Ferdinand Radit dhe siç është shprehur dhe në shumë intervista Rozana ka pasur një lidhje të veçantë me të atin. (M.Q/Faxweb)