Këngëtari Labinot Tahiri ka mbështetur kolegen e tij Fjolla Morina që po qëndron në arrest shtëpie në Kukës pasi u kap me armë zjarri në doganën e Morinës. Në një shkrim në Inastagram, thotë se e mbështet duke sqaruar se nuk duhet paragjykuar pa qenë nën lëkurën e dikujt.
“E përkrah këtë shkrim të një vajze, nane e njeri që punon për ti rritur fëmijët e saj, që kush si ajo si do! Pa qenë nën lekuren e dikujt, nuk ben të paragjykoni. Fjolla Zotin ke afer vete gjithmonë sepse ke fëmijët, e për fjalet dhe per ne mos e lodh veten”, ka shkruar Labi.
Shkrimin e shoqëroi me reagimin e Fjolla Morinës në Instagram, e cila kërkoi që të mos përfshihen persona që nuk kanë lidhje me të.
‘E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në një fare pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë që të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Cfarë s’kam lexuar këto ditë për veten time! Gjera që dhe unë si dija…
Por të shkruani me emër dhe mbiemër dike i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë ‘shoë’. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë’.- shkroi Fjolla në story. (A.M/Faxweb.al)